Apartament 1+1 dhoma 68 m² 5 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e pestë të një ndërtese të re me ashensor në Mal të Robit. Prona ka një sipërfaqe totale prej 68 m2, nga të cilat 55.6 m2 janë të brendshme dhe 12.4 m2 të përbashkëta, të organizuara në një korridor që shpërndan hapësirat në një dhomë ndenjeje + kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjë dhe një ballkon. Apartamenti është plotësisht i mobiluar dhe i rinovuar në detaje, i përshtatshëm për përdorim me Booking ose Airbnb, një mundësi e shkëlqyer investimi ose për të jetuar ose për të kaluar pushimet verore. Afërsia me detin i shton vlerë kësaj prone, dhe gjithashtu ka akses në një pishinë. Prona është gati për shitje me një çmim total prej 108,000 euro. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!