Apartament 1+1 dhoma 89 m² 4 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e katërt të një ndërtese që është 200 metra larg detit pranë Bonita Luxury në Golem. Prona ka një sipërfaqe të brendshme prej 88.5m², e cila është e organizuar në një dhomë ndenjeje të kombinuar me kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjë dhe dy ballkone të mëdha. Apartamenti ndodhet në një rezidencë që përfshin parkim. Zona ku ndodhet ky apartament është një zonë që ofron të gjitha facilitetet dhe është e përshtatshme si për banim ashtu edhe për pushime, pse jo edhe për investim, pasi Golemi tashmë është kthyer në një zonë shumë të kërkuar dhe të preferuar nga të gjithë, dhe afërsia me detin i shton vlerë kësaj prone. Shitet me një çmim total prej 120,000 euro. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, ju lutemi kontaktoni!