Vilë 168 m² 1 kati
Përshkrimi
Vila ndodhet në fshatin Seferaj në Kavajë, pranë Golemit, në një distancë prej 12 minutash nga bregu i Adriatikut. Është e organizuar në 2 kate plus një tarracë të sipërme. Kati përdhes është projektuar si një dhomë e madhe ndenjeje me kuzhinë dhe 1 banjë, kati i sipërm është projektuar për 3 dhoma gjumi, 2 garderoba dhe një banjë, ndërsa mbi të ndodhet një tarracë e përdorshme dhe funksionale ku ekziston mundësia për të vendosur tenda, vende uljeje ose një Jacuzzi me pamje nga Deti Adriatik. Ky projekt është një investim serioz i ofruar për shitje klientëve që kërkojnë qetësi, natyrë dhe pamje nga deti të kombinuara me ndërtim të ri dhe modern. Kompleksi përfundon brenda një afati kohor prej 1 viti dhe mund të ketë mundësi që punimet e brendshme të ndryshohen ose cilësia të zgjidhet sipas kërkesës së palës së interesuar.
Për më shumë informacion ose për një vizitë nga afër, mos hezitoni të na kontaktoni!