Parcela toke

18 (2 Sot) 2 javë më parë № 8181146708
20 000 €
~ 1,872,610 ALL
  • Shitje
  • Parcela toke
Lezhe, Lezha
Drende23
0 vlerësime

Përshkrimi

Përshëndetje.
Shes tokë bujqësore, 4 dynymë, në fshatin Gocaj, Lezhë - Lagje Poshtrakë.
Toka ka vetëm dokumentin e vjetër: Akti i marrjes së tokës në pronësi.
Janë në emër të babait, i cili nuk ndodhet më mes nesh. Nëna jeton. Unë nuk i njoh procedurat, por besoj që duhen ndarë mes meje dhe vëllait e motrës. Nuk jam mirë nga ana ekonomike dhe nuk jam në gjendje të investoj për hapa të tillë.
Nëse është ndonjëri i disponueshëm për të më ndihmuar, ia zbres nga çmimi.
Toka gjendet rreth 500m nga rruga e dytë e fshatit me dalje për tek rruga e vjetër që të çon për Blldren. Nga rruga ku gjendet vija kryesore e banesave është rreth 500m. Në krye të çdo parcele, ka rrugë kaluese për mjete bujqësore.
Kush e konsideron të arsyeshme, mund të më kontaktojë kurdo në whatsapp. Për çmimin, e bisedojmë shtruar duke ju lënë të lirë të verifikoni dhe vlerat e tokave të zonës.
Jam në Shqipëri nga 12 Gusht deri 2 Shtator.
Ju mirëpres me ofertat tuaja.
Flm.

Karakteristikat:

Sipërfaqja tokës m²:
4000

Vendndodhja:

Adresa:
Lezhe, Lezha

Pajisjet

Reklama të ngjashme