Kerkoj kamarier/e
Pagat:
530 €
~ 48,214 ALL
Kushtet
Orari:
2/2
Lloji i punësimit:
Punësim i plotë
Pagesa:
Një herë në muaj
Metoda e punësimit:
Kontratë e të drejtës civile
Përfitimet e punonjësve:
Uniformë, Vakte, Zona rekreative
Përshkrimi
Bar Coffee Home kërkon të punësojë kamarier/e për turnin e paradites.
Kandidatët duhet të jenë:
Të sjellshëm dhe korrektë në komunikim me klientët;
Të përgjegjshëm dhe seriozë në punë;
Të zbatojnë me përpikëri rregullat dhe procedurat e përcaktuara nga kompania;
Të kenë aftësi për të punuar në grup dhe në një ambient dinamik;
Eksperienca e mëparshme përbën avantazh.
CV-të e ngjashme
nga 450 EUR
Kerkohet puntor per turnin e 3
orari i punes eshte 23:00-07:00
Preferohet Te jet ne moshen 30-60
Paga eshte shume e kendshme dhe dy dit pushim ne muaj
Te ket komunikim te mire me klientet
Te jet korrekt me punen dhe disiplinen e punes
adresa ndodhet tek rruga e barrikadave ne tirane
Ju lutem kontaktoni ne whats up…
nga 450 EUR
Ofrohet pune motorrist.Kushte te mira pune.Motorristi duhet te disponoje patente makine.Punojme me tiranen dhe durresin.Kerkohen persona serjoz me eksperience.Per me shum info na kontaktoni.
nga 500 EUR
* Të ketë eksperiencë në larje dhe pastrim makinash
* Të jetë korrekt dhe i përgjegjshëm në punë
* Të ketë dëshirë për të punuar dhe për t’u zhvilluar
💰 Ofrojmë:
* Pagesë me përqindje (%) shumë të kënaqshme
* Ambient pune korrekt dhe miqësor
* Mundësi rritjeje në bazë performance
nga 555 EUR
Kerkoj punetore (femer) per banak, Gelateri lengje frutash, milkshake kos frutash etj, me eksperience.
Ambienti gjendet afer Pazarit te Ri, rruga Tefta Tashko KOco
nga 480 EUR
Po rekrutojmë individë dinamikë për punë printimi me kohë të pjesshme, nga shtëpia. Nuk kërkohen kualifikime ose diploma.
Asistent Virtual për Rrjete Sociale, 550€/Javë, Me Kohë të Pjesshme – Apliko Me Profilin Tënd të Vërtetë
Punoni 2 orë në ditë, 6 ditë në javë, nga komoditeti i shtëpisë tuaj dhe merrni një pagë të garantuar javore prej. Nevojitet një Asistent Virtual serioz për Rrjete Sociale që është gati të fillojë menjëherë. Roli juaj është të bashkoheni në grupe në Facebook, të publikoni përmbajtjen tonë dhe t'u përgjigjeni mesazheve. Është punë e thjeshtë, në distancë që paguan jashtëzakonisht mirë për kohën e investuar.
Ne vlerësojmë transparencën: mirëpresim vetëm kandidatët me një profil autentik dhe të konsoliduar në Facebook. Llogaritë e reja nuk lejohen në asnjë rrethanë. Nëse e përmbushni këtë kërkesë dhe jeni gati për një punë virtuale të thjeshtë dhe të mirëpaguar, dërgoni aplikimin tuaj tani. Ky është një mundësi vetëm për njerëz seriozë
Kerkojme shofer Trajler kamion Shqipri -Turqi frigroferik
Rroga e kenaqshme
Kopshti “Xhorxhina” kërkon të punësojë:
Drejtuese didaktike
Edukatore për çerdhe dhe kopsht fëmijësh
Punëtore ndihmëse
Kërkesat:
Për pozicionin e drejtueses didaktike dhe edukatoreve kërkohet arsimi përkatës, si dhe dëshirë, përkushtim dhe kujdes në punën me fëmijët. Kandidatet duhet të jenë të përgjegjshme, të komunikueshme dhe të kenë aftësi për të krijuar një ambient të ngrohtë e të sigurt për fëmijët.
nga 900 EUR
BAR-RESTORANT "GJAHTARI", KERKON TE PUNESOJE: KAMARIER, ME EKSPERIENCE PUNE, ME KOHE TE PLOTE, FULL TIME!
TRANSPORTI & USHQIMI I PERFSHIRE.
TE INTERESUARIT TE KONTAKTOJNE NE NR E TELEFONIT PER ME SHUM INFORMACION.
nga 1100 EUR
KËRKOHET EKONOMISTE
Shoqëria jonë është në kërkim të një Ekonomisteje për t'iu bashkuar ekipit tonë.
Detyrat kryesore:
* Hedhja dhe regjistrimi i faturave të blerjes dhe shitjes në programin Bilanc.
* Administrimi dhe sistemimi i dokumentacionit financiar.
* Rakordimi i klientëve dhe furnitorëve.
* Përgatitja e raporteve financiare periodike.
* Mbajtja dhe përditësimi i të dhënave kontabël.
* Bashkëpunimi me kontabilistin dhe administratën për çështje financiare dhe administrative.
* Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me pozicionin e punës.
Kërkesat:
* Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
* Përvojë pune në pozicione të ngjashme.
* Njohuri dhe eksperiencë në përdorimin e programit Bilanc.
* Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
* Aftësi organizative, korrektësi dhe përgjegjshmëri në punë.
* Aftësi për të punuar në grup dhe për të respektuar afatet.
Ofrohet:
* Kontratë e rregullt pune.
* Kushte të mira pune dhe ambient profesional.
* Mundësi zhvillimi profesional.
* Pagë konkurruese sipas kualifikimeve dhe përvojës.
Të interesuarat janë të lutura të dërgojnë CV-në ose të kontaktojnë në:
përmes telefonit
E-mail: glob3xadm@gmail.com
Vetëm kandidatet e përzgjedhura do të kontaktohen për intervistë.
nga 550 EUR
Asistent Virtual në Distancë për Rrjete Sociale – 550€/Javë | 2 Orë në Ditë
Shndërroni aftësitë tuaja në Facebook në një të ardhur të qëndrueshme dhe të lartë javore. Po punësojmë një Asistent Virtual serioz për të kryer detyra rekrutimi në rrjete sociale tërësisht në distancë. Angazhimi juaj ditor është vetëm 2 orë, gjashtë ditë në javë (e hënë – e shtunë) dhe do të merrni një pagesë fikse prej 550 Euro çdo javë. Puna përfshin bashkimin në grupe të përzgjedhura me kujdes në Facebook, publikimin e përmbajtjes sonë të rekrutimit dhe menaxhimin e përgjigjeve ndaj mesazheve në mënyrë korrekte dhe profesionale.
Po kërkojmë një person të pjekur dhe të vetëmotivuar që tashmë e di se si funksionon Facebook-u. Ju lutemi vini re: duhet të aplikoni duke përdorur një llogari të vërtetë dhe aktive në Facebook. Profilet e reja ose që duken false do të refuzohen menjëherë. Nëse e merrni seriozisht punën tuaj dhe doni një rol të mirëpaguar e afatgjatë në distancë, aplikoni sot.
nga 450 EUR
Kerkohet punetor parkimi (nga muaji shtator)
Orari: 7:00 - 16:30.
E shtune dhe e djele pushim.
Adresa: Bulevardi Zogu I, mbrapa Zeri Popullit.
nga 850 EUR
Marangoz/Montator dhe Ndihmes Usta
Paga Me marreveshje
Kushte shume te mira pune
Orari : 08:30 - 16:30
Pushim dreke
E diela pushim
Ambjent shum komod pune
nga 2500 EUR
Kerkojme asistente telefonike per Turizem Dentar ne gjuhen Italiane.
Pagesa arrin deri ne 2500 Euro ne muaj.
Me ose pa eksperience te meparshme.
nga 1500 EUR
🟢Kerkohet ndihmes kuzhinjer ne Restorantin me me emer ne Himare.🟢 Eshte plus po nqs ka eksperience ne trajtimin e produkteve te detit! I afte te menaxhoj fluksin e madh te punes, dhe maredheniet me koleget!
Kerkohet ne restorantin me me emer dhe me te vjeter ne Himare.
Kushtet e punes jane shume te mira.
Koleget e punes jane profeioniste, pozitive, dhe me integritet ne pune.
*MBULOHET FJETJA
*MBULOHET ushqimi ( Mengjes, dreke, darke) !
*MBULOHEN SIGURACIONET ( Stafi ka zero shpenzime gjate, sezonit te punes)
Oraret e punes jane te favorshme: (me pushim mbas drekes) dhe orar fiks hapje dhe mbyllje sherbimi!
Pagesa eshte nga me te mirat e zones!
Ka BONUSE ne pagese ne baze te punes dhe perkushtimit!
Ofrohet Trajnim per rritjen e shpejte te professionalizmit!
Periudha e Punes: (Fillimi 10 MAJ - 25 Korrik) - (Mbarimi: 15-30 Shtator deri ne 20 Tetor)
Oret e punes 10-13 ore (Sipas fluksit te muajit te punes)
Nuk ka rendesi shume eksperienca ne pune!
Te interesuarit te kontaktojne VETEM ne Whats App , jo ne telefonate: 0692438899
Pagesa Varion nga 80000 deri ne 150000 ne varesi te nivelit te pergatitjes, eksperiances dhe aftesise!
nga 800 EUR
Royal Shine kërkon punëtor lavazhi me ose pa eksperiencë. Ofrohet pagesë me rrogë fikse ose me përqindje, sipas marrëveshjes. Kushte shumë të mira pune dhe ambient korrekt.
nga 900 EUR
Kërkohet shofer taksie për punësim të menjëhershëm.
Kriteret:
Mosha mbi 25 vjeç
Me ose pa eksperiencë
Me patentë D
Ofrohet:
Pagesë e kënaqshme
Orar fleksibël
Ambient korrekt dhe mbështetës
Тë interesuarit të kontaktojnë në numrin e telefonit të treguar në njoftim.
Kerkohen 🔵 SANITARE HOTELI (4 Ore ne Dite)🔵 Ne SARANDE / Koder ** Pagese dhe kushte Pune shume te Mira
** Te pasurit te Patentes eshte nje plus
nga 1070 EUR
NJOFTIM PUNE – FARMACISTE
Farmacia e Zanës, një farmaci serioze dhe e konsoliduar kërkon të punësojë Farmaciste me eksperiencë pune dhe të pajisur me Provimin e Shtetit.
Kriteret e kërkuara:
Diplomë në Farmaci. Provim Shteti i përfunduar. Eksperiencë pune në farmaci. Aftësi të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit. Përgjegjshmëri, korrektësi dhe etikë profesionale. Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar detyrat e përditshme të farmacisë.
Detyrat kryesore: .
Këshillimi profesional i klientëve për përdorimin e barnave dhe produkteve farmaceutike. Shitja dhe administrimi i barnave sipas legjislacionit në fuqi. Menaxhimi i stokut dhe kontrolli i afateve të produkteve. Ruajtja e standardeve profesionale dhe cilësisë së shërbimit.
Ne ofrojmë:
Kontratë të rregullt pune. Ambient profesional dhe kushte shumë të mira pune. Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme. 1 ditë pushim në javë. Pagë duke filluar nga 100,000 lekë neto në muaj, me mundësi rritjeje në bazë të përgatitjes profesionale, eksperiencës dhe performancës.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre ose të kontaktojnë për më shumë informacion.
Bashkohuni me ekipin tonë dhe zhvilloni karrierën tuaj në një mjedis profesional dhe mbështetës.
nga 745 EUR
Lucky beach kerkon kamarier dhe banakier ,adresa gjiri lalzit dutres