Kerkoj mekanik me eksperienc
Pagat:
700 €
~ 63,713 ALL
Kushtet
Orari:
5/2
Lloji i punësimit:
Punësim i plotë
Pagesa:
2 herë në muaj
Metoda e punësimit:
Kontratë e të drejtës civile
Përfitimet e punonjësve:
Uniformë, Zona rekreative
Përshkrimi
Kerkohet mekanik me eksperienc.
Ndimes mekanik
Paga e kenaqshme
Oraret fleksibel
Staf i komunikueshem
CV-të e ngjashme
nga 900 EUR
ANËTAR I EKIPIT ASISTENT KONTABIL / FINANCË I CILI DO TË PUNOJË NË DISTANCË NGA TIRANA PËR NJË KOMPANI AMERIKANE NË NY, SHBA E FOKUSUAR NË KONTABILITET, PËRGATITJE TAKSASH DHE INVESTIME.
Ju mund të dërgoni me e-mail CV-në tuaj dhe Listen e Notave të Universitetit në: alb3alc@gmail.com
Kandidati do të punojë në distancë me një ekip prej 5 anëtarësh.
Ne kemi nevojë për një anëtar ekipi Asistent Kontabilist / Financë i cili do të punojë në distancë nga Tirana për kompaninë tonë të fokusuar në Kontabilitet dhe Investime me qendër në NY SHBA.
Ne jemi të fokusuar në shërbimet e mëposhtme: Tatimi mbi të Ardhurat, Paga, Tatimi mbi Shitjet dhe Shërbime Kontabiliteti për individë dhe korporata - Menaxhim Pronash - Investime.
Ne po kërkojmë një anëtar ekipi i cili ka një qëndrim zgjidhjeje problemesh. Ne besojmë fuqishëm se mendimi pozitiv dhe qëndrimi i qëllimshëm për zgjidhjen e problemeve ndihmon të gjithë ne, ekipin tonë dhe klientët tanë të përparojnë.
Ne po kërkojmë të punësojmë një Asistent Zyre për t'u bashkuar me ekipin tonë menjëherë dhe për t'u përgatitur për Sezonin e Taksave 2026. Ofrohet vetëm pozicion me kohë të plotë.
Puna juaj kryesore do të jetë asistencë praktike për Përgatitësin e Tatimit mbi të Ardhurat. Ndoshta me asistencë në menaxhimin e llogarive të pronave dhe menaxhimin e llogarive të investimeve. Ju do të punoni në punë ekipore dhe do të përfshiheni në zgjidhjen e detyrave të larmishme. Nuk nevojitet përvojë e mëparshme në SHBA, sepse do të jepet trajnim i detajuar. Megjithatë, do të kërkohet nga kandidati punë ekipore dhe një qëndrim "mund ta bëj" për zgjidhjen e problemeve.
[b]Përgjegjësitë e punës përfshijnë por nuk kufizohen në:
[/b]
- Përgjigje pyetjeve të thjeshta të klientëve dhe caktimi i takimeve.
- Përgjigje çështjeve të klientëve dhe qiramarrësve, ose përcjellja e tyre tek anëtari i duhur i ekipit.
- Mbledhja e informacionit dhe dokumenteve nga klientët dhe asistimi i përgatitësit të taksave në përgatitjen e tatimit mbi të ardhurat personale, tatimit mbi të ardhurat e korporatave, tatimit mbi shitjet, deklaratave të tatimit mbi pagat dhe auditimeve.
- Puna me ekstrakte bankare, fatura dhe çeqe
- Kryerja e detyrave administrative dhe zyrës
- Përgatitja e dokumenteve për deklaratat e taksave dhe auditimet
[b]Do të ishte një pozicion i përsosur për dikë që ka shumicën e kualifikimeve më poshtë.
Kandidati DUHET të ketë këto cilësi:[/b]
- Kandidati duhet të ketë përfunduar kolegjin në Kontabilitet, Financë, Ekonomi ose Administrim Biznesi,
- Duhet të ketë njohuri bazë të Kontabilitetit.
- Duhet të ketë një GPA të përgjithshme amerikane 3.5 ose më të lartë (në përputhje me vlerësimin e listës së notave të kolegjit amerikan nëse kolegji nuk është përfunduar në SHBA) Ju lutemi dërgoni me e-mail Listen e Notave të Universitetit. Për sigurinë e informacionit mund të fshini çdo informacion personal nga lista e notave nëse zgjidhni ta bëni këtë. Lista e notave mund të jetë edhe në gjuhën shqipe. Nuk është e nevojshme të vlerësohet ose të përkthehet në anglisht.
- Duhet të ketë njohuri shumë të mira të Microsoft Word, Excel, Google E-mail dhe Google Calendar. Duhet të ketë aftësi shumë të mira kërkimi në internet.
- Duhet të jetë i rrjedhshëm dhe të dijë të shkruajë dhe të flasë si shqip ashtu edhe anglisht.
- Duhet të ketë një dhomë zyre të veçantë, ose një dhomë gjumi, ku askush tjetër nuk mund të hyjë, ku kandidati është në gjendje të punojë në distancë në një mjedis të qetë dhe të sigurt pa ndërhyrje.
- Është një plus nëse kandidati ka njëfarë përvoje me NDONJË nga programet e kontabilitetit ose taksave të përdorura në Shqipëri ose në SHBA.
Mbi të gjitha, kandidati duhet të jetë i ndershëm dhe duhet të ketë një qëndrim të shkëlqyer pozitiv "mund ta bëj"!
Ne po kërkojmë një individ shumë të organizuar dhe të besueshëm. Kandidati duhet të ketë aftësinë për t'u vetëmotivuar dhe të jetë vetë-nisës. Për më tepër, duhet të ketë një qëndrim të qetë dhe "mund ta bëj". Të jetë i aftë në kryerjen e shumë detyrave njëkohësisht dhe menaxhimin e kohës. Duhet të ketë aftësi shumë të mira organizative, duhet të jetë i përpiktë, duhet të jetë i orientuar drejt detajeve dhe të përdorë mendimin strategjik. Duhet t'i pëlqejë të punojë me njerëz dhe të ketë një qëndrim zgjidhjeje problemesh.
nga 800 EUR
Ofrohet punë për Teknik Dentar për proteza.
Të interesuarit të kontaktojnë
nga 750 EUR
💅 KËRKOHET NAIL ARTIST!
CLOUD_ BROWS kerkon një vajzë me eksperiencë në manikyr, pedikyr dhe thonj me xhel. Nëse je serioze, e përkushtuar dhe e apasionuar pas profesionit, na shkruaj në WhatsApp. Presim me kënaqësi të bëhesh pjesë e ekipit tonë! 🤍 #tirane #instagram
nga 570 EUR
Kerkohet goce per agjensi udhetimesh pune fikse jose sezonale 4 -6 ore mbasdite te komunikoje anglisht dhe te kete aftesi ne perdorim kompjuteri
nga 1 EUR
🦷 FAMA DENT KËRKON ASISTENTE DENTARE 🦷
📍 Vendndodhja: Rruga OSBE, Kamëz
Klinika dentare Fama Dent është në kërkim të një asistente dentare të motivuar dhe serioze për t’iu bashkuar ekipit tonë profesional.
📌 Detyrat kryesore:
Asistim gjatë trajtimeve dentare
Përgatitja dhe sterilizimi i instrumenteve
Kujdes dhe komunikim korrekt me pacientët
Organizimi i terminëve dhe dokumentacionit bazë
🎓 Kërkesat:
Preferohet eksperiencë në asistencë dentare (jo e domosdoshme)
Aftësi të mira komunikimi
Përgjegjësi, korrektësi dhe etikë profesionale
Njohuri bazë kompjuterike
💼 Ofrojmë:
Ambient pune modern dhe miqësor
Pagesë të rregullt dhe kushte shumë të mira pune
nga 2300 EUR
🚛 KËRKOHEN SHOFERË KAMIONI – KATEGORIA C 🇩🇪
📍 Stuttgart, Gjermani
Nëse kërkon një punë të qëndrueshme në Gjermani, kjo është një mundësi shumë e mirë.
✅ 2300–2400€ neto në muaj
✅ Kontratë e përhershme pune
✅ Orar i rregullt (E hënë – E premte, 06:00–15:00)
✅ Transport me paleta
✅ Akomodim vetëm 400€/muaj (dhomë me kuzhinë të përbashkët)
📲 Apliko tani!
nga 500 EUR
* Të ketë eksperiencë në larje dhe pastrim makinash
* Të jetë korrekt dhe i përgjegjshëm në punë
* Të ketë dëshirë për të punuar dhe për t’u zhvilluar
💰 Ofrojmë:
* Pagesë me përqindje (%) shumë të kënaqshme
* Ambient pune korrekt dhe miqësor
* Mundësi rritjeje në bazë performance
nga 650 EUR
Kërkohet Punonjës Magazine dhe Shofer
Kompania jonë kërkon të punësojë një Punonjës Magazine dhe Shofer me kohë të plotë.
Detyrat kryesore:
* Sistemimi dhe organizimi i mallrave në magazinë.
* Ngarkim dhe shkarkim i mallrave.
* Transporti dhe shpërndarja e mallrave sipas nevojës.
Kërkesat:
* Patentë drejtimi
* Përvojë e mëparshme përbën avantazh.
* Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në grup.
Ofrojmë:
* Kushte te mira puna
* Ambient pune profesional dhe mundësi bashkëpunimi afatgjatë.
Të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin ose të dërgojnë CV-në email
Kopshti “Xhorxhina” kërkon të punësojë:
Drejtuese didaktike
Edukatore për çerdhe dhe kopsht fëmijësh
Punëtore ndihmëse
Kërkesat:
Për pozicionin e drejtueses didaktike dhe edukatoreve kërkohet arsimi përkatës, si dhe dëshirë, përkushtim dhe kujdes në punën me fëmijët. Kandidatet duhet të jenë të përgjegjshme, të komunikueshme dhe të kenë aftësi për të krijuar një ambient të ngrohtë e të sigurt për fëmijët.
nga 750 EUR
Kerkojme shofer me patente D per nje furgon me turista 14 vendesh.
Udhetimet jane ditore vajtje ardhje brenda dites
Vlore -ksamil -vlore ,
Vlore -berat -Vlore
nga 640 EUR
🚨 PASTEL – Kopshti Botanik kërkon staf!
Kërkojmë Banakiere (Femër)
Nëse je një person i komunikueshëm, i përgjegjshëm dhe ke dëshirë të mësosh, ne të mirëpresim në ekipin tonë!
Kriteret:
- Mosha 25–45 vjeç
- Nuk kërkohet eksperiencë pune – ofrojmë trajnim.
- Të jetë e gatshme të mësojë dhe të punojë në ekip.
- Korrektësi, përkushtim dhe sjellje e mirë me klientët.
- Preferohet pranë zonës.
Detyrat:
☕ Përgatitja e pijeve në banak ( ekspresi dhe pijet e tjera).
🥪 Përgatitja e ushqimeve të shpejta si sandwich, tost, burger, chicken nuggets dhe produkte të ngjashme.
Oraret e punës:
Turni i parë 07:00-15:00
Turni i dytë 14:00-22:00
Ofrojmë ambient pune serioz, familjar, trajnim dhe mundësi për bashkëpunim afatgjatë.
nga 1 EUR
KËRKOHEN PUNËTORË – SEZONI VEROR 2026
Dhërmi, Himarë, Shqipëri
Jemi në kërkim të punëtorëve të përgjegjshëm dhe të gatshëm për të punuar gjatë sezonit veror 2026 në Dhërmi. Nëse je person i punëtor, i disiplinuar dhe kërkon një mundësi të mirë pune me kushte të favorshme, ky vend është për ty!
Pozicionet e lira:
Mirëmbajtës
Punëtorë vilash
Kujdes dhe pastrimi oborresh
Sistemime dhe punë të përgjithshme
Çfarë ofrojmë:
Akomodim i siguruar – Strehim falas gjatë gjithë periudhës së sezonit, pa shqetësime shtesë.
Pagë e mirë – Ofrojmë kushte financiare tërheqëse dhe të konkurrueshme.
Dietë ushqimore – Ushqimi sigurohet gjatë gjithë sezonit, kështu që mund të fokusohesh plotësisht në punë.
Ambient pune i këndshëm – Puno në një nga destinacionet më të bukura të Rivierës Shqiptare.
nga 450 EUR
Kerkohet guzhinier/re ,ndimes guzhiner/re ,kamarier/re ,banakiere,pjatalars/e ,puntor plazhi per restorant buzz detit ne vlore radhim.Paga e kenaqshme +siguracione ,sigurojm fjetjen dhe vaktet ushqimore .ambjent familiar nr
nga 900 EUR
Hotel fly kerkon:
pastruse 900 milek/muaj
Sigurohet Ushqim ,Fjetje dhe kushte te mira pune
(Radhime)
nga 850 EUR
Barbershop Tuti eshte duke kerkuar berber, te jete me eksperience, i afte dhe i gatshem per pune.
Adresa ndodhet tek Rruga Bilal Golemi, prane Parkut Olimpik Tirane.
Te interesuarit te kontaktojne
nga 600 EUR
KËRKOHET PUNËTOR PËR PULARI
Kërkohet një person i përgjegjshëm dhe i përkushtuar për të punuar në një pulari
-Kujdesi dhe ushqimi i pulave
- Mirëmbajtja dhe pastrimi i ambienteve
- Monitorimi i gjendjes së shpendëve
-Preferohet eksperiencë e mëparshme (jo e detyrueshme)
- Seriozitet dhe korrektësi në punë
- Gatishmëri për punë fizike
Ofrohet:
- Pagesë e kënaqshme
- Ambient i qëndrueshëm pune
Vendndodhja:Elbasan
Kerkojme kuzhiniere mengjesi me eksperience
Si dhe sanitare per pastrim hoteli
nga 700 EUR
🚀 Realty Partner Albania kërkon Specialist Marketingu!**
📣Nëse je kreativ/e, i/e apasionuar pas marketingut dixhital dhe dëshiron të zhvillosh karrierën në sektorin imobiliar, bashkohu me ekipin tonë!
📣Kërkojmë:*
✔️ Njohuri në menaxhimin e rrjeteve sociale
✔️ Aftësi në krijimin e përmbajtjes (foto, video, Reels)
✔️ Kreativitet, organizim dhe dëshirë për të mësuar
✔️ Eksperienca në marketing është avantazh
📣Ne ofrojmë:*
✅ Ambient pune profesional
✅ Mundësi zhvillimi në karrierë
✅ Pagë konkurruese dhe bonus sipas performancës
📩 Dërgo CV-në tënde ose na kontakto në mesazh privat. Bëhu pjesë e Realty Partner Albania!
#RealtyPartnerAlbania #Marketing #MarketingJobs #Punesim #JoinOurTeam
nga 800 EUR
Kermojme sanitare/pastruse për punësim me kohë të plotë.
Kushtet e punës:
Orari: 8 orë në ditë;
Ambient pune korrekt dhe serioz;
Përvoja e mëparshme përbën avantazh, por nuk është e detyrueshme.
Të interesuarat mund të kontaktojnë për më shumë informacion dhe për të paraqitur kandidaturën e tyre.