Kerkohen punonjes per patinim
Kushtet
-
Orari:6/1
-
Lloji i punësimit:Punësim i plotë
-
Pagesa:Një herë në muaj
-
Metoda e punësimit:Kontratë pune
-
Përfitimet e punonjësve:Trajnim, Uniformë, Zona rekreative
Përshkrimi:
Kerkohen mjeshtra patinimi. Puna eshte full time.
CV-të e ngjashme
from
650 EUR
🔎 KËRKOJMË AGJENTË IMOBILIARË 🔑
MZIU Company po zgjeron ekipin dhe është në kërkim të agjentëve imobiliarë, me ose pa eksperiencë!
✅ Pagë bazë + % mbi çdo transaksion
✅ Trajnim dhe mbështetje profesionale
✅ Ambient pune bashkëkohor dhe mundësi rritjeje
Nëse je energjik, komunikues dhe i motivuar për sukses – na kontakto!
📍 Zyra: Pranë Muzeut, Durrës
✨ MZIU Company – Partneri yt i besuar në pasuri të paluajtshme!
from
530 EUR
Kërkohet Berber për Sezon në Dhërmi ✂️
Kërkohet 1 berber për sezon veror në Dhërmi, deri më 15 Shtator.
Ky është një rast shumë i mirë për dikë që dëshiron të fitojë më shumë eksperiencë dhe të punojë gjatë sezonit veror.
💈 Pagesa: 50% e xhiros
🏠 Fjetja e përfshirë
from
720 EUR
Kerkoj punetor per duralumin ,me ose pa eksperience pune.kushte shume te mira pune, paga e kenaqshme sipas marreveshjes +siguracionet e paguara..Orari punes 07.00 / 16.00 dhe 1ore pushim i drekes.E djela pushim. Adresa .Rruga Ali Demi Tirane
from
1000 EUR
NJOFTIM PUNE: INXHINIER NDËRTIMI (NË TERREN)
Kompania [MetonaBau] kërkon të punësojë një Inxhinier Ndërtimi me eksperiencë në ndjekjen e punimeve në terren.
Detyrat Kryesore:
Organizimi dhe mbikëqyrja e proceseve të ndërtimit në kantier.
Koordinimi i punës me nënkontraktorët dhe punëtorët.
Monitorimi i cilësisë së punimeve dhe respektimi i afateve.
Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik në punë.
Kriteret e punes
Përvojë pune e mëparshme në terren
Aftësi shumë të mira drejtuese dhe komunikuese.
Njohuri në përdorimin e programeve inxhinierike (AutoCAD).
Leje drejtimi (Kategoria B).
Ofrojmë:
Pagë konkurruese dhe motivuese.
Mundësi për rritje profesionale në një ambient dinamik.
Kushte pune bashkëkohore.
from
590 EUR
Ofrohet vend pune kujdestare shtepie. Orari 11:00-19:00
te gatuaj dhe te kujdeset per shtepine.
nje dite pushimi ne jave
adresa ne fund te rruges don bosko prane gjykates administrative
from
640 EUR
Kerkohet Punetore per montimin e cadrave ne Xhafzotaj Durres
Puna konsiston montimin e cadrave
Paga eshte 60.000 neto e deklaruar ne banke si fillim me mundesi rritje.
Kushte mjafte te mira dhe te pershtatshme per pune
Puna eshte 8:00 me 16:45
Hene Premte
e shtuna pushim
Firma nuk ofron transport
Te interesuarit te kontaktojne ne numrin e telefonit
Faleminderit
from
850 EUR
Forma Concept është një kompani e specializuar në tregtimin e mobiljeve dhe aksesorëve plotësues, duke ofruar zgjidhje të plota për arredimin e zyrave, institucioneve, shkollave, hoteleve, bareve, restoranteve dhe projekteve të ndryshme.
Për zgjerimin e ekipit tonë, kërkojmë të punësojmë një Agjent Shitjesh në Terren.
Kriteret:
Minimumi 2 vite eksperiencë në shitje.
Aftësi shumë të mira komunikuese, negociuese dhe prezantuese.
Aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie afatgjata me klientët.
Njohuri të mira të gjuhës angleze (njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh).
Njohuri bazë të paketës Microsoft Office.
Patentë drejtimi Kategoria B.
Aftësi organizative dhe orientim drejt rezultateve.
Disponueshmëri për lëvizje dhe takime me klientë.
Ne ofrojmë:
Pagë bazë konkurruese.
Përqindje nga shitjet, e përcaktuar sipas performancës dhe eksperiencës.
Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
Ambient pune profesional dhe mbështetës.
📩 Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në: WhatsApp
from
800 EUR
Royal Shine kërkon punëtor lavazhi me ose pa eksperiencë. Ofrohet pagesë me rrogë fikse ose me përqindje, sipas marrëveshjes. Kushte shumë të mira pune dhe ambient korrekt.
from
550 EUR
Ne jemi Future Home EMPIRE.
Ne jemi në kërkim të agjentëve të rinj për t’u bashkuar me ekipin tonë. Nëse je i apasionuar pas imobiliareve dhe dëshiron të zhvillosh një karrierë të suksesshme, kjo është mundësia jote!
Çfarë ofrojmë:
Trajnime të plota dhe mbështetje profesionale
Mundësi për të krijuar një portofol të fortë
Ambient mbështetës dhe bashkëpunues
Kërkesat:
Njohuri për tregun imobiliar
Aftësi komunikimi të shkëlqyera
Motivim për të mësuar dhe për t’u zhvilluar
Nëse je i interesuar, na kontakto për të aplikuar. Faleminderit dhe mezi presim të dëgjojmë nga ti!
from
750 EUR
Mabe Plastik kërkon të punësojë punëtor për prodhimin dhe montimin e tendave. Kërkojmë persona seriozë, të përgjegjshëm dhe të gatshëm për të punuar në grup.
Ofrojmë:
✔️ Pagë të kënaqshme
✔️ Orar pune 08:00 – 17:00
✔️ 1 orë pushim në drekë
✔️ E diela pushim
✔️ Ambient pune korrekt dhe profesional
✔️ Mundësi për zhvillim dhe punësim afatgjatë
from
700 EUR
DONELLI SHPK kerkon te punesoje Bojaxhinj Industrial per qytetin e Vlores.
Kandidatet mund te jene me ose pa eksperience ne fushen e lyerjeve industriale dhe mbrojtjes antikorrozive.
Prioritet kane kandidatet ne moshe te re!
Kerkesat:
• Gatishmeri per te punuar ne grup
• Seriozitet dhe korrektesi ne pune
• Deshire per te mesuar dhe zhvilluar aftesite profesionale
Ofrohen:
• Kontrate e rregullt pune
• Kushte te mira pune
• Trajnim per kandidatet pa eksperience
• Pagese konkurruese
Të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin e telefonit të shënuar në njoftim.
Kerkoj sanitare per bar kafe adresa plazh durres rroga 500 mij lek plus siguracione 1 dit ne jav pushim kushtet e punes shum te mira dhe nje ambient i mir investuar kerkohet nje grua serioze afat gjat sepse nuk jemi lokal sezonal
from
2800 EUR
🇩🇪 NJOFTIM PËR VEND PUNE NË GJERMANI 🇩🇪
🍕 Ristorante Italian kërkon:
👨🍳 Pizzaiol
👨🍳 Kuzhinier
📍 Vendi i punës: Gjermani
✅ Kushte shumë të mira pune
✅ Ambient serioz dhe profesional
✅ Mundësi akomodimi sipas marrëveshjes
🔹 Kërkohet eksperiencë pune në kuzhinë italiane
🔹 Kandidatët duhet të jenë korrekt dhe të gatshëm për punë në ekip
Hotel - Restorant i pozicionuar në zemër të Durrësit po zgjeron ekipin e tij dhe është në kërkim të personave të përkushtuar, energjikë për t’iu bashkuar stafit tonë në pozicionet e RECEPSIONIST/E ( TURNI TRETË ) Nëse dëshironi të punoni në një ambient profesional, të organizuar dhe me mundësi reale për zhvillim, kjo është mundësia e duhur për ju.
👨🍳 Pozicionet e lira:
✅ Repsionist/e ( turni tretë )
✅ Roje për natën
🔹 Kërkojmë kandidatë që:
• Të jenë të përgjegjshëm, korrektë dhe të motivuar për të punuar.
• Të kenë aftësi të mira bashkëpunimi dhe komunikimi në grup.
• Të jenë të gatshëm të punojnë në një ambient dinamik dhe me ritëm pune.
💶 Çfarë ofrojmë?
✔️ Pagesë shumë të kënaqshme, e cila diskutohet dhe bihet dakord sipas eksperiencës dhe aftësive tuaja.
✔️ Kushte shumë të mira dhe të rregullta pune.
✔️ Ambient modern, profesional dhe miqësor.
✔️ Mbështetje nga një staf me eksperiencë dhe mundësi për rritje profesionale.
✔️ Stabilitet dhe mundësi për bashkëpunim afatgjatë.
📍 Vendi i punës: Qendra e Durrësit.
from
1500 EUR
Kerkojme montues dhe instalues te paneleve solare, ne Kroaci.
Firme serioze dhe me kushte te mira te punes dhe akomodimit.
Ora e punes 10 eu
Akomodimi sigurohet nga firma
Ushqim ne pune
Kontrate 1-3 vj
Siguracione shendetsore dhe pensionale
Dokumentet e nevojshme:
-Deshmia e penalitetit ( me vule Apostile )
perkthyer ne kroatisht
-Pasaporta
-2 fotografi
Lajmerohuni ne whatsapp
from
650 EUR
Nevojitet një menaxher për të punuar me persona juridikë. Kërkim klientësh, regjistrim në faqen e internetit dhe ndihmë nga regjistrimi deri në krijimin e llogarisë së biznesit. Kërkohen telefonata me klientët dhe takime ballë për ballë.
from
800 EUR
📢 KËRKOHET LAVAZHIER
📍 Golden Park 3 – Rruga Bedri Karapici, kati -1
⏰ Orari i punës: 08:30 – 17:30
💰 Pagesa: Nga % e porosive (pagesë proporcionale)
🚗 Kërkesat:
Përgjegjësi dhe kujdes ndaj makinave
Gatishmëri për punë në ekip
Përvoja e dëshirueshme, por jo e detyrueshme
✅ Ne ofrojmë:
Ambient pune të pastër dhe të organizuar
Pagesë të rregullt dhe konkurruese
Mundësi për të rritur të ardhurat në varësi të punës suaj
— Bashkohuni me ekipin tonë! —
from
2300 EUR
🚛 KËRKOHEN SHOFERË KAMIONI – KATEGORIA C 🇩🇪
📍 Stuttgart, Gjermani
Nëse kërkon një punë të qëndrueshme në Gjermani, kjo është një mundësi shumë e mirë.
✅ 2300–2400€ neto në muaj
✅ Kontratë e përhershme pune
✅ Orar i rregullt (E hënë – E premte, 06:00–15:00)
✅ Transport me paleta
✅ Akomodim vetëm 400€/muaj (dhomë me kuzhinë të përbashkët)
📲 Apliko tani!
from
750 EUR
Kerkohet agjent shitje per zonen e beratit ,Fierit, Lushnjes.
from
850 EUR
Kerkoj 1 vajze per manikyr - pedikyr turni 2.Te jete korrekte dhe e sjellshme.preferohet te kete eksperince por dhe me pak eksperience te me
kontaktoje