Pasuri të patundshme komerciale 1500 m² 1 kati
Përshkrimi
Magazina ndodhet në Spitalle, rreth 200 m nga Universiteti "Aleksandër Moisiu". Kjo pronë ka 1500 m2 ndërtim i cili është i organizuar si hapësirë e hapur me 1 zyrë. Magazina ka një gjatësi prej 50 m, një gjerësi prej 50 m dhe një tualet funksional. Hapësira është e përshtatshme për aktivitete të ndryshme biznesi duke përfshirë: fabrika, rrobaqepësi, magazina, ambiente të tjera biznesi pasi zona në të cilën ndodhet është e njohur dhe e zhvilluar për lloje të ndryshme të aktiviteteve industriale, duke i dhënë kësaj magazine një vlerë të shtuar dhe mundësi rritjeje për këdo që synon të investojë. Prona ka dokumentacion të rregullt dhe është gati për t'u dhënë me qira me kontratë afatgjatë!
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë, kontaktoni me ne!