Apartament 1+1 dhoma 40 m² 2 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e dytë të një ndërtese të re trekatëshe, vetëm 250 metra nga deti në Gjirin e Lalzit. Prona ka një sipërfaqe prej 40 m2 sipas certifikatës, e cila është e organizuar në një korridor që shpërndan hapësirat në një dhomë ndenjeje të kombinuar me kuzhinën, një dhomë gjumi, një banjë dhe një ballkon. Apartamenti është plotësisht i mobiluar dhe shitet siç tregohet në fotografi. Zona ofron gjithashtu vende parkimi. Prona ndodhet në një zonë banimi të kërkuar, afërsia me detin i shton vlerë kësaj prone, dhe gjithashtu ofron të gjitha facilitetet për një jetë të rehatshme dhe të përshtatshme. Prona ka dokumentacion të rregullt hipotekor, ofron mundësi pagese me kredi dhe është gati për shitje me një çmim të negociueshëm prej 85,000 euro. Për më shumë informacion ose për një vizitë të pronës, mos hezitoni të na kontaktoni!