Apartament 1+1 dhoma 53 m² 3 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e tretë të një ndërtese të re me ashensor (ende në ndërtim) në një rezidencë pranë detit në Golem. Prona ka një sipërfaqe totale prej 63.54 m2, me një sipërfaqe të brendshme prej 53.11 m2 dhe një sipërfaqe të përbashkët prej 10.43 m2, me orientim nga lindja. Prona është e organizuar në një dhomë ndenjeje të kombinuar me kuzhinën, një dhomë gjumi, një banjë dhe një ballkon. Data e përfundimit është para verës 2026. Zona ku ndodhet ky apartament është një zonë që ofron të gjitha facilitetet dhe është e përshtatshme si për banim ashtu edhe për pushime, dhe pse jo edhe për investim, pasi Golemi tashmë është kthyer në një zonë shumë të kërkuar dhe të preferuar nga të gjithë, dhe afërsia me detin i shton vlerë kësaj prone, e cila shitet për një çmim total prej 76,248 euro.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni!