Apartament 1+1 dhoma 54 m² 2 kati
Përshkrimi
Kanë nisur shitjet në një nga rezidencat më të mëdha që ofrohen në zonën e Golemit, Shkëmbi i Kavajës, Mali i Robit dhe Qerretit, Rezidenca "Oriental 2". E vendosur 44 km nga Aeroporti "Nënë Tereza", 55 km nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, 10 km nga qendra e qytetit të Durrësit dhe vetëm 350 metra nga vija bregdetare e Golemit, Rezidenca Oriental 2 është një destinacion fantastik për të investuar në blerjen e një apartamenti pushimesh ose një apartamenti banimi. Ky kompleks është projektuar me 9 ndërtesa dhe 4 pishina për banorët, njëra prej të cilave do të jetë e dimëruar, duke e bërë investimin më të sigurt dhe unik për ju dhe familjen tuaj. Me punim shumë cilësor, nga elementët më të vegjël deri te më të mëdhenjtë. Ky kompleks ofron 220 apartamente në shitje në tipologjitë e mëposhtme: 1+1, 2+1, studio. Rezidenca Oriental ju ofron çmimin më konkurrues në treg dhe luksin për të shijuar pushimet tuaja në mënyrën më të mirë të mundshme. Çmimet në Rezidencë nisin nga 1300 euro/m2 dhe mundësia e pagesave me këste ofrohet si më poshtë: 40% në fillim të nënshkrimit të kontratës, 30% 6-8 muaj pas nënshkrimit, 25% në 6-8 muajt e dytë, 5% çelësat në dorë. Apartamentet do të dorëzohen të përfunduara brenda një periudhe prej 3 vitesh. BËNI ZGJEDHJEN E DUHUR, ZGJIDHNI "REZIDENCA ORIENTAL" PËR TË SHIJUAR PUSHIMET TUAJA DHE PËR TË INVESTUAR NË APARTAMENTE! Për më shumë informacion ose për një vizitë pranë Rezidencës, më kontaktoni!