Apartament 1+1 dhoma 54 m² 5 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e pestë të një pallati pa ashensor në Shkëmbin e Kavajës, pranë Hotel Bellavista në Durrës. Prona ka një sipërfaqe totale prej 54 m2 në certifikatë dhe është linja e dytë nga deti ku ngjitja bëhet me shkallë, por ka hapësirë për të instaluar një ashensor. Apartamenti është i organizuar në një dhomë ndenjeje + kuzhinë, një dhomë gjumi, një tualet dhe një ballkon me pamje nga deti. Apartamenti ka mobilim komod dhe shitet si në foto dhe ndodhet në një zonë shumë të kërkuar për pushime dhe për investim, pasi afërsia dhe pamja e detit i shtojnë vlerë kësaj prone, e cila ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe shitet me çmimin 85,000 euro.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni!