Apartament 1+1 dhoma 67 m² 4 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e katërt të një ndërtese pa ashensor pranë Bonite në Golem. Prona ka 67.4 m2 sipërfaqe të brendshme sipas certifikatës, e cila organizohet në një korridor që shpërndan dhomat në një dhomë ndenjeje të kombinuar me kuzhinën, një dhomë gjumi, një banjë dhe tre ballkone. Zona ku ndodhet apartamenti është një zonë e preferuar për banim dhe pushime, duke ofruar të gjitha facilitetet për një stil jetese komod. Apartamenti është plotësisht i mobiluar me kushte moderne dhe shitet siç tregohet në foto. Prona ka dokumentacion ligjor të rregullt dhe është gati për shitje me një çmim të negociueshëm prej 90,000 euro.
Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!