Apartament 40 m² 9 kati
Përshkrimi
Apartamenti studio ndodhet në katin e 9-të të një ndërtese të re me ashensor dhe administrim të rregullt gjatë gjithë vitit. Ka një sipërfaqe totale prej 47m² dhe një hapësirë të brendshme prej 40m² të organizuar si hapësirë e hapur dhe 1 banjo. Mobilimi është bërë deri në detaje me kushte bashkëkohore dhe cilësore, duke shfrytëzuar 100% të hapësirës së tij, duke filluar nga punimet elektrike dhe hidraulike, një banjo krejtësisht e re me sistem pllakash të ngrohura për ta mbajtur të ngrohtë gjatë dimrit, parket, mobilje dhe kombinime ngjyrash të rregulluara në mënyrë perfekte, si dhe e pajisur me pajisje elektrike shtëpiake. E vetmja gjë që mungon është prania e pronarit të ri!
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni!