Parcela toke 5814 m²
Përshkrimi
Toka ndodhet në Sukth pranë stacionit të ri të trenit dhe shumë afër autostradës Tiranë - Durrës. Ka një sipërfaqe totale prej 5814m2 me një rrugë të plotë që të çon direkt në pronë, duke e bërë atë edhe më të aksesueshme. Afërsia me stacionin e trenit i shton vlerë kësaj toke. Shikohet si një mundësi e mirë investimi dhe mund të përdoret për magazina, depo, fabrika veshjesh, etj.! Automjete me vlerë 50-100 mijë euro mund të përfshihen gjithashtu në çmim në varësi të kërkesës. Ka dokumentacion të rregullt të pronësisë dhe është gati për shitje me një çmim të negociueshëm prej 180,000 euro!
Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni!