Pasuri të palujtshme komerciale 185 m²
Përshkrimi
Magazina ndodhet në ISH Kenete, Durrës, shumë pranë rrugës kryesore. Prona ka një sipërfaqe trualli prej 620 m2, nga të cilat 185 m2 janë ndërtesa, me lartësi në pikun 8.8 m dhe dimensione 24x12 gjatësi-gjerësi. Ndërtesa është e sapondërtuar, e investuar dhe gati për t'u përdorur për biznese të llojeve të ndryshme, pasi ofron të gjitha facilitetet e nevojshme. Magazina ka një zyrë pune dhe një banjo, gjithashtu ka vende parkimi dhe është e pajisur me portë elektrike. Prona aktualisht është e dhënë me qira për 600 euro në muaj, duke e bërë këtë një mundësi të shkëlqyer për kthim të menjëhershëm të investimit. Ndodhet në një zonë shumë të frekuentuar dhe të aksesueshme për zhvillim biznesi. Prona ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është gati për shitje me një çmim prej 220,000 euro! Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni!