Shtëpi 264 m²
Përshkrimi
Vila e veçuar ndodhet në zonën e Plazhit, pranë Kompleksit Tocak, Durrës. Ka 264m2 sipërfaqe ndërtimi dhe 227m2 truall. Vila është e organizuar në 2 kate, ku kati i dytë ka shkallë të jashtme. Konkretisht:
Kati i parë ka 113m2 dhe është i organizuar në 2 apartamente 2+1, secili me hyrje të veçantë.
Kati i dytë ka 151m2 dhe është i organizuar si 3+1 me 4 ballkone.
Prona është plotësisht e mobiluar dhe ndodhet në një zonë të qetë dhe shumë të preferuar që ofron të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetë komode, rreth 450m nga deti. Aktualisht, kati i parë është i dhënë me qira për 600 euro/muaj.
Vila ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është gati për shitje me një çmim prej 290,000 euro.
Për më shumë informacion ose për të caktuar një vizitë në pronë, kontaktoni me ne!