Vilë 280 m² 2 kati
Përshkrimi
Vila dykatëshe me garazh ndodhet në Katund-Sukth në Durrës. Prona ka një sipërfaqe totale prej 1080 m2, me një sipërfaqe trualli prej 800 m2 dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 280 m2, ku kati i parë ka 103 m2 dhe kati i dytë ka 133 m2. Kati i parë është i organizuar si një apartament 2+1 me garazh, i përbërë nga një dhomë ndenjeje e kombinuar me kuzhinën, dy dhoma gjumi, një banjë, një garazh dhe një oborr. Kati i dytë është i organizuar si një apartament 2+1 me një dhomë ndenjeje të kombinuar me kuzhinën, dy dhoma gjumi, një banjë dhe një ballkon të madh. Kati i parë është plotësisht i rinovuar dhe i mobiluar deri në detaje, dhe aksesi në katin e dytë është me anë të shkallëve, ku kati i dytë është pjesërisht i mobiluar. Prona ndodhet në një zonë banimi të preferuar që ofron qetësi dhe komoditet, larg qendrës së qytetit dhe zhurmës. Vila ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është gati për shitje me një çmim prej 16,500,000 lekë të reja.
Për më shumë informacion ose për të vizituar pronën, ju lutemi kontaktoni me ne!