Vilë 477 m²
Përshkrimi
Vila dykatëshe ndodhet në Plazh-Iliria në Durrës. Prona ka një sipërfaqe totale prej 477 m2 dhe 125 m2 janë sipërfaqe ndërtimi. Kati përdhe është i organizuar si një apartament 2+1, me një dhomë ndenjeje të kombinuar me kuzhinën, dy dhoma gjumi, një banjo dhe një oborr. Kati i dytë është i organizuar gjithashtu si një apartament 2+1, me një dhomë ndenjeje të kombinuar me kuzhinën, dy dhoma gjumi, një banjo dhe një ballkon të madh. Kati përdhe është plotësisht i rinovuar dhe i mobiluar deri në detaje, dhe aksesi në katin e dytë është me anë të shkallëve, ku edhe kati i dytë është plotësisht i mobiluar. Prona ndodhet në një zonë banimi të preferuar e cila ofron qetësi dhe komoditet, larg qendrës së qytetit dhe zhurmës. Vila ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është gati për shitje me një çmim prej 300,000 euro.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!