Vilë 92 m² 2 kati
Përshkrimi
Vila ndodhet pas shkollës “Eftali Koci” në Durrës, në një zonë të qetë banimi. Prona ka një sipërfaqe totale prej 260 m2 sipas certifikatës, ku kati i parë ka 92 m2 dhe kati i dytë ka 123 m2. Kati i parë dhe i dytë janë secili i organizuar me një dhomë ndenjeje të kombinuar me kuzhinë, dy dhoma gjumi, dy banjo, një dhomë depo, një ballkon, një oborr dhe një vend parkimi. Prona ka një verandë të gjerë që shtrihet rreth perimetrit të kateve, me pamje nga rruga dhe zona e banimit. Prona ka të gjithë dokumentacionin e duhur hipotekor dhe është gati për shitje me një çmim prej 285'000 euro.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë të pronës, na kontaktoni!