Apartament 1+2 dhoma 202 m² 10 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 10-të të një ndërtese me ashensor pranë qendrës së Durrësit, në rrugën Mujo Ulqinaku. Ka 202m2 hapësirë të brendshme ose 238m2 totale. Ky apartament ka një planimetri perfekte për këdo që zgjedh shijen, hapësirën, stilin unik të punimit dhe orientimin juglindor me dritë dielli dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Me hyrjen, ka një korridor që ndan dhomat, një dhomë të madhe ndenjeje me ballkon, një kuzhinë të veçantë me ballkon, një banjë kryesore me dritare, një dhomë të madhe gjumi të parë me banjë private, një dhomë tjetër gjumi, një dhomë e veçantë relaksi me dritë të bollshme e projektuar në stil klasik dhe një ballkon të madh me pamje nga qendra e qytetit. Apartamenti përfshin veçori shtesë si: sistem chiller me dalje në çdo dhomë, tavane të varura me drita spot dhe LED, mure të dekoruara, mobilje cilësore, panele diellore për ujë të ngrohtë, dritare me xham të dyfishtë Durale me xham alumini S-400 termik dhe akustik me grila (si persiane ashtu edhe normale), punime dekorative dhe sende të ndryshme antike, etj. Prona ka dokumentacion të rregullt gati për shitje!
Këdo që është i interesuar për një pronë unike që sapo ka dalë në treg, ju lutemi të na kontaktojë!