Apartament 1+3 dhoma 112 m² 4 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 3-të banim dhe të fundit të një ndërtese private pa ashensor! Është i organizuar me 1 korridor që shpërndan hapësirat në 1 dhomë ndenjeje + kënd kuzhine, 3 dhoma gjumi, 1 banjo me dritare dhe 2 ballkone shumë të bollshme. Ndodhet në katin e 3-të banim dhe të fundit të një ndërtese private dhe mbi të është e mbuluar me çati siç shihet në foto ku pika më e ulët është 2.20 metra dhe çatia më e lartë mund të arrijë 3-3.5 metra. Ka orientim lindje-perëndim dhe ndodhet në një zonë shumë të qetë për të jetuar pasi ofrohen të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetë më të mirë dhe të qetë. Shitet me një çmim special për zonën prej 1000 euro/m2. Ka 112 m2 hapësirë të brendshme në certifikatë me dokumentacion të rregullt hipotekor dhe 12.5 m2 hapësirë të përbashkët të shkruar në regjistrin përkatës.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, më kontaktoni!