Vilë 330 m²

1 (1 Sot) 4 orë më parë № 26655
Kavaja
595 000 €
~ 54,117,731 ALL
Çmimi:
595 000 €
~ 54,117,731 ALL
Çmimi për m2:
1 803.03 €
~ 163,990 ALL
Informacion i përgjithshëm
Shitësi:
Agjenci/Zhvillues
Sipërfaqja totale m²:
330
Sipërfaqja tokës m²:
330

Përshkrimi

Në një nga zonat më të kërkuara të Golemit, ofrohet për shitje një vilë elegante e sapo ndërtuar, e pozicionuar rreth 800 metra nga deti. Zona ku ndodhet prona është një kompleks i rrethuar me vila dhe njihet për qetësinë, privatësinë dhe aksesin e shpejtë në qendër të qytetit. Vila ka një sipërfaqe totale ndërtimi prej 330m², sipërfaqe bodrumi 90 m2, sipërfaqe banimi e katit të parë dhe të dytë 102 m2, dhe sipërfaqe e katit të tretë 36 m2 + 64 m2 tarracë. Organizimi i pronës: Bodrumi -1 ka një garazh në dispozicion për 2 vende parkimi. Kati i parë është i organizuar në 1 dhomë ndenjeje + kuzhinë të veçantë dhe 1 banjë. Kati i dytë është i organizuar në 3 dhoma gjumi + 2 banjo (njëra nga dhomat e gjumit ka banjo private). Kati i tretë përbëhet nga 1 dhomë gjumi + 1 banjo dhe një tarracë me pishinë. Vila ofron pishinë private, 2 vende parkimi, dhoma të bollshme, ndriçim natyral dhe një organizim funksional për jetesë komode familjare ose si rezidencë prestigjioze. Nëse jeni në kërkim të një shtëpie që kombinon pamjen e detit, qetësinë dhe privatësinë, kjo vilë është një mundësi e rrallë. E pozicionuar në zemër të Adriatikut, Golemi tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen çdo vit nga investitorët dhe pushuesit. Na kontaktoni për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë të pronës.

Njoftim të ngjashme