Vilë 390 m² 2 kati
Përshkrimi
Vila ndodhet në Sektorin Rinia në një zonë të qetë banimi 800 metra nga deti. Ndërtesa është 2 kate + 1 bodrum dhe ka një sipërfaqe trualli prej 343 m², 277.4 m² sipërfaqe ndërtimi në katin përdhes dhe katin e parë, si dhe 112.3 m² sipërfaqe bodrumi e përdorur si hapësirë parkimi. Plani i katit është i organizuar në një dhomë ndenjeje me hapësirë të konsiderueshme dhe një cep kuzhine, tre dhoma gjumi dhe 3 banjo në katin përdhes, ndërsa kati i parë me të njëjtin plan ka dy dhoma gjumi dhe 2 banjo. Prona ka një verandë të gjerë që shtrihet përgjatë perimetrit të kateve me pamje nga rruga dhe zona e banimit. Zona është shumë e preferuar për banim. Ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe shitet për çmimin 63,000,000 lekë.
Për më shumë informacion ose një vizitë të pronës, na kontaktoni!