Apartament 1+1 dhoma 42 m² 4 kati
Përshkrimi
Rezidenca "Miami Sun" është një nga projektet më të bukura që do të ndërtohet në Golem. Në një distancë prej rreth 300 metrash nga deti. Apartamenti ndodhet në katin e katërt me orientim lindor dhe ka një sipërfaqe totale prej 48 m2, nga të cilat 6.1 m2 është sipërfaqe e përbashkët dhe 41.9 m2 është hapësirë e brendshme e organizuar në një dhomë ndenjeje + kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjë dhe 1 ballkon. Rezidenca është projektuar për 6 kate mbi tokë, ndërsa në katin -1 do të ketë vende parkimi me vlerë 19,000 € secili. Kjo ndërtesë do të ketë apartamente të tipologjive të ndryshme: 1+1 (42.3 - 97 m2), 2+1 (90 m2), 3+1 (106.3 - 126.5 m2), studio (29.6 - 48 m2). Dizajni përfshin gjithashtu hapësira të gjelbra dhe kopshte për banorët. Sa i përket pagesës, ofrohen opsione me këste si më poshtë: 30%, 30%, 30%, 10% në dorëzimin e çelësave. Leja për përfundimin e ndërtesës është 2 vjet. Projekti pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2027.