Apartament 1+1 dhoma 60 m² 3 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në vijën e parë të detit, në katin e tretë të një ndërtese me ashensor në Pista Kosova në Plazh, Durrës. Prona ka një sipërfaqe totale prej 60 m2 dhe përbëhet nga një dhomë ndenjeje e kombinuar me kuzhinën, një dhomë gjumi, një banjë dhe dy ballkone me pamje nga deti. Prona është plotësisht e mobiluar dhe e pajisur me të gjitha gjërat thelbësore për jetesë; do të instalohet gjithashtu edhe pianxholli. Krevati tek mund të hiqet dhe të shtohet një raft ose komo tjetër. Kjo pronë ofron një kombinim perfekt të rehatisë, sigurisë dhe stilit, i përshtatshëm për çifte, familje të vogla ose individë që kërkojnë një hapësirë jetese tërheqëse dhe funksionale. Apartamenti është në dispozicion për qira afatgjatë për 40.000 lekë në muaj/neto, një ofertë shumë konkurruese për standardin që ofron!
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, mos hezitoni të na kontaktoni!.