Vilë 450 m²

1 (1 Sot) 1 orë më parë № 28608
Tirana
1 000 €
~ 90,909 ALL
Çmimi:
1 000 €
~ 90,909 ALL
Çmimi për m2:
2.22 €
~ 182 ALL
Informacion i përgjithshëm
Sipërfaqja totale m²:
450
Sipërfaqja e tokës m²:
500

Përshkrimi

Prona ndodhet në zonën e Golemit me pamje nga deti, pranë hotelit Zurich në Koder. Kjo vilë ka një sipërfaqe trualli prej 450m2. Dy katet e para janë të organizuara në një dhomë ndenjeje, një kuzhinë të veçantë, dy dhoma gjumi dhe një banjo me ventilim/ndriçim natyral. Kati i tretë është i ndarë në një dhomë të madhe ndenjeje, dy dhoma gjumi dhe një banjo me ventilim/ndriçim natyral. Çdo kat ka ballkonin e vet privat dhe një shkallë të jashtme me mundësi ndarjeje nëse blerësit janë më shumë se një familje. Vila është investuar në mënyrë luksoze me produkte dhe elemente të cilësisë së lartë në treg dhe ka disa cilësi që bëjnë diferencën, si: - Sistemi Capot për izolim termik të jashtëm dhe izolim akustik me trashësi 10cm. - Sistem mbikëqyrjeje me kamera. - Sistem filtrimi i ujit dhe lidhje individuale për çdo kat. - Sistem kullimi për ujin e shiut. - Tarraca përbëhet nga membranë, polisterol dhe lesh qelqi për izolim termik, pllaka të cilësisë së lartë dhe dritare me hapje suedeze dhe xham të dyfishtë. - Dyer dhe dritare të jashtme plastike me xham triplex, izolim zanor dhe akustik. - Porta kryesore me grila. - Mobilje dhe pajisje shtëpiake të cilësisë së lartë, etj. Oborri i jashtëm ka një sipërfaqe të madhe ku mund të parkohen lehtësisht më shumë se 3 automjete, dhe një pjesë e tij shërben për t'u mbjellë me bar ose gjelbërim sipas preferencës. Kjo vilë, e projektuar për jetesë komode dhe luksoze, është ajo që do t'ju nevojitet nëse kërkoni qetësi dhe privatësi pranë detit dhe në të njëjtën kohë në një zonë me infrastrukturë dhe facilitete të duhura të vendosura shumë pranë vilës. Një mjedis ideal dhe unik që nuk do ta gjeni në çdo vilë në zonën e Golemit në Koder me pamje nga deti dhe liqeni për ata që kërkojnë rehati, hapësirë dhe qetësi, si dhe një mundësi shumë e mirë investimi nëse qëllimi është qiraja ditore përmes portaleve si Booking ose Airbnb. Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni!

Njoftim të ngjashme