Apartament 1+1 dhoma 64 m² 2 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 2-të të një ndërtese 6-katëshe pa ashensor në vijën e parë bregdetare pranë Shkëmbit të Kavajës në Durrës, Shqipëri. Është i organizuar me një dhomë ndenjeje të kombinuar me kuzhinë, 1 banjo, 1 dhomë gjumi dhe 1 ballkon të madh me pamje frontale nga Deti Adriatik. Prona ka hapësirë të mirë dhe pozicion fantastik që ofron pamje frontale nga deti si nga dhoma e ndenjes ashtu edhe nga dhoma e gjumit me ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Pamja e papenguar nga Adriatiku dhe pemët e pishës i shtojnë vlerë kësaj prone e cila mund të jetë një opsion interesant për pushime, jetesë, apo edhe për investim dhe qira ditore përmes Airbnb, Booking, etj. Ka 64.27m2 hapësirë të brendshme ose 71m2 totale dhe ka dokumentacion ligjor të rregullt gati për shitje me çmim të negociueshëm!
Për më shumë informacion ose për një vizitë nga afër të pronës, mos hezitoni të na kontaktoni!