Apartament 1+1 dhoma 66 m² 6 kati
Përshkrimi
Shitet apartament modern 1+1 në rezidencën "Montevideo", e cila është në ndërtim në zonën e Mali i Robit. I pozicionuar në katin e gjashtë të një ndërtese 7-katëshe, ka një sipërfaqe totale prej 73.71 m², duke përfshirë hapësirat e përbashkëta prej 8.02 m². Plani funksional përfshin një ambient të hapur ndenjeje me kuzhinë të investuar në detaje, 1 dhomë gjumi, 1 banjë dhe një ballkon. Përveç kësaj, investimi që po bëhet në këtë rezidencë përbëhet nga materiale të cilësisë së lartë nga kompani të ndryshme kryesore gjermane dhe italiane në fushat e tyre përkatëse. Kjo rezidencë është ndërtuar me fasadë të ventiluar me pllaka qeramike, punimet elektrike kryhen nga kompania italiane "Vimar", lider në këtë fushë, ndërsa hidraulika, ashensorët dhe dritaret janë nga disa nga kompanitë më të njohura gjermane si "Grohe" (hidraulika), "Schindler" (ashensorët) dhe "VEKA" (dritare me xham të dyfishtë). Në këtë rezidencë do të organizohen vende parkimi për banorët, si dhe një zonë e organizuar mirë (kopsht, sheshe lojërash, etj.) me një sipërfaqe prej 1000 m² ekskluzivisht për banorët, duke e bërë qëndrimin tuaj të këndshëm dhe komod, duke përfshirë një zonë që ofron qetësinë e natyrës dhe ajrin e pastër midis detit dhe pemëve të pishës. Në këtë kompleks ofrohen gjithashtu apartamente të tjera me të njëjtën tipologji dhe sipërfaqe të ndryshme duke filluar nga 51.67 m² deri në 106 m², së bashku me mundësinë e pagesave me këste bazuar në kërkesat tuaja. Ndërtesa është ende në ndërtim dhe pritet të përfundojë në shtator 2025. Arkitektura moderne dhe afërsia me detin e bëjnë këtë një mundësi ideale si për banim ashtu edhe për ata që duan të investojnë në zonën e mrekullueshme të Adriatikut.
Për më shumë informacion, kontaktoni tani!