Apartament 1+3 dhoma 210 m² 7 kati
Përshkrimi
Papafingoja ndodhet në katin e 7-të banim ose katin e 8-të nga toka të një ndërtese të re me ashensor dhe administrim në zonën e Vollgës në Durrës. Prona ka një sipërfaqe totale prej 310 m2, me një sipërfaqe të brendshme prej 210 m2 dhe një sipërfaqe verande prej 70 m2. Është e organizuar në 1 korridor, një dhomë ndenjeje me kuzhinë të veçantë, 3 dhoma gjumi, 2 banjo, 1 dhomë lavanderie, 2 garderoba, 1 ballkon dhe 1 verandë. Nga veranda ka një pamje të qartë të zonës dhe Detit Adriatik. Mobilimi është përfunduar së fundmi, duke mishëruar elegancë moderne dhe komoditet absolut. Një super investim me teknologjinë më të fundit. Bëjeni këtë pronë unike tuajën nëse jeni adhurues i hapësirave të mëdha dhe i detit.
Për më shumë informacion ose për të caktuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!