Apartament 1+1 dhoma 9 kati
Përshkrimi
HERA RESIDENCE
Rezidenca "Hera" është projektuar për të ofruar elegancë, luks, qetësi, një mënyrë jetese mesdhetare dhe vjen si një nga zhvillimet më të reja dhe me cilësinë më të lartë në zonën e Golemit, e vendosur vetëm 150 metra nga bregdeti. Rezidenca është ndërtuar me standarde të larta ndërtimi dhe pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2026, duke garantuar një investim të sigurt dhe afatgjatë.
Rezidenca përbëhet nga 9 kate, nga të cilat 2 kate nëntokësore shërbejnë për parkim. Projekti është konceptuar për të ofruar funksionalitet maksimal, ambiente të bollshme dhe pamje të hapura drejt zonës bregdetare. Kjo rezidencë ka apartamente të tipologjive 1+1, 2+1, duplex 1+1 dhe 2+1, papafingo 2+1, duke filluar me çmime nga 1200-1700 euro/m2. Apartamentet me veranda llogariten me 50% dhe 70% të çmimit për m2. Katet nëntokësore kanë vende parkimi ku në katin -1 vendet vlerësohen 20,000 euro dhe në katin -2 me 18,000 euro.
Mënyra totale e pagesës është 95% në momentin e nënshkrimit të kontratës dhe 5% në momentin e dorëzimit të çelësave të apartamentit.
Në këtë ndërtesë ofrohet gjithashtu mundësia e pagesës me këste:
1. Kësti i parë - 50% e pagesës brenda 1 jave nga momenti i nënshkrimit të kontratës
2. Kësti i dytë - 25% e pagesës brenda korrikut 2026
3. Kësti i tretë - 20% e pagesës brenda dhjetorit 2026
4. Kësti i katërt - 5% në momentin e dorëzimit të çelësave të apartamentit
HERA RESIDENCE - KU FILLON STANDARDI I SË ARDHMES!