Apartament 1+2 dhoma 97 m² 2 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 2-të të një ndërtese të re, pjesë e Rezidencës "Liburna" në Mali i Robit. Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 96.54 m2, nga të cilat 80.4 m2 është hapësirë e brendshme e organizuar në 1 dhomë ndenjeje me kuzhinë, 2 dhoma gjumi, 1 banjo dhe 1 ballkon. Liburna Residence ndodhet në zonën "Mali i Robit" në Rrugën Bulevardi i Pishave, vetëm 70 metra nga deti. Me cilësi absolute ndërtimi, standarde të certifikuara të materialeve të përdorura, hapësira rekreative, ambiente relaksuese, zona biznesi dhe hapësirë parkimi nëntokësor për çdo njësi banimi, duke u fokusuar në nevojat e banorëve për një jetë komode.
Për më shumë informacion ose një vizitë të pronës, më kontaktoni!