Apartament 44 m² 3 kati
Përshkrimi
Apartament studio në shitje në një kompleks që është aktualisht në ndërtim në zonën e Golemit, Kavajë. I vendosur në katin e tretë të një ndërtese 7-katëshe, ky apartament studio ka një sipërfaqe totale prej 52 m², duke përfshirë hapësirat e përbashkëta prej 8.81 m². Plani funksional përfshin një dhomë gjumi, një dhomë ndenjeje të hapur me kuzhinë, dhe një ballkon të mbyllur me pamje nga deti. Gjithashtu, investimi që po bëhet në këtë pronë është me materiale të cilësisë së lartë, por ekziston edhe mundësia që të zgjidhni vetë paraprakisht pasi është ende në fazën e ndërtimit. Ky kompleks do të ketë gjithashtu një "ROOFTOP" në katin e tij të fundit, duke ju dhënë mundësinë të shijoni pasditet tuaja me pamjen e mrekullueshme që ofrohet. Ky kompleks ofron gjithashtu apartamente të tjera dhe (studio-apartamente) me të njëjtën tipologji dhe sipërfaqe të ndryshme që variojnë nga 47 m² deri në 65 m². Ndërtesa është ende në ndërtim dhe pritet të përfundojë në verën e vitit 2026. Arkitektura moderne dhe afërsia me detin e bëjnë këtë një mundësi ideale si për banim ashtu edhe për ata që duan të investojnë në zonën e mrekullueshme të Adriatikut.
Për më shumë informacion, kontaktoni tani!