Shtëpi 201 m²

1 (1 Sot) 2 orë më parë № 15144
Tirana
300 000 €
~ 27,219,704 ALL
Çmimi:
300 000 €
~ 27,219,704 ALL
Çmimi për m2:
1 492.54 €
~ 135,373 ALL
Informacion i përgjithshëm
Sipërfaqja totale m²:
201

Përshkrimi

Vila ndodhet në zonën pranë qendrës së Golemit, pjesë e një projekti me 3 vila identike me oborr, garazh dhe tarraca të personalizuara. Është e organizuar në 3 kate ndërtimi, me një tarracë të shfrytëzueshme mbi katin e tretë, ku kati përdhe është i destinuar për një dhomë pritjeje për miqtë si një kantinë vere ose një studio pune, 1 dhomë lavanderi dhe një garazh të jashtëm. Kati i 2-të është i organizuar në 1 dhomë ndenjeje së bashku me kuzhinën, 1 banjë dhe 1 ballkon. Kati i 3-të ka 3 dhoma gjumi, 1 banjë, 1 garderobë, 1 ballkon dhe shkallë të brendshme që lidhen me tarracën e shfrytëzueshme e cila mund të përdoret për xhakuzi, pishinë ose zonë relaksi sipas dëshirës. Prona ka një sipërfaqe ndërtimi prej 201.3m2, garazh 36.9m2, tarracë (verandë) 73.7m2 dhe 110m2 oborr të lirë të shfrytëzueshëm. Ndërtimi do të kryhet me cilësi, duke respektuar të gjitha normat dhe standardet më të larta për të ofruar një nivel të lartë jetese dhe komoditeti si për banim ashtu edhe për investim. Afati i përfundimit është 1.5 vjet, duke përkuar me tremujorin e parë të 2027. Në fazën aktuale, ekziston mundësia për të bërë ndryshime në projekt në lidhje me organizimin e brendshëm pa ndikuar ose ndryshuar fasadën e jashtme. Ofrohet gjithashtu mundësia e pagesës me këste si më poshtë: 20% në nënshkrimin e kontratës, 30% në 6 muaj, 30% në 1 vit dhe 20% në momentin e dorëzimit të çelësave. Ekziston gjithashtu mundësia e mobilimit sipas preferencës me një kosto shtesë. Për më shumë informacion ose për një vizitë nga afër të pronës, mos hezitoni të na kontaktoni!

Njoftim të ngjashme