Apartament 49 m² 1 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në një nga rezidencat më të reja që po ndërtohet në qendër të Golemit. Apartamenti është në katin e parë banim me orientim lindje dhe ka gjithsej 57.2m dhe 48.8m hapësirë të brendshme, e organizuar në dhomë ndenjeje + kuzhinë, 1 dhomë gjumi, 1 banjo dhe 1 ballkon. Në këtë ndërtesë, kemi opsione të ngjashme në kate dhe orientime të ndryshme. "Residence La Mer" është rezidenca më e re që i shtohet Golemit, vetëm 300 metra nga deti, me 6 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Rezidenca pritet të përfundojë brenda 18 muajsh dhe të jetë gati deri në verën e vitit 2027. Ndërtesa është e ndarë në 3 seksione, secili me ashensorin e vet dhe 5 apartamente për kat. Në këtë rezidencë, çmimi është 1300 euro/m2 dhe ofrohen këste pagese si më poshtë:
30% në momentin e nënshkrimit të kontratës.
30% 6-8 muaj pas këstit të parë.
30% 6-8 muaj pas këstit të dytë.
10% në momentin e marrjes së çelësave.
Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë të pronës, mos hezitoni të më kontaktoni!