Parcela toke 15150 m²
Përshkrimi
Toka ndodhet në rrugën kryesore të Fllakës, 6 km nga mbikalimi i Fllakës në autostradë. Ka një sipërfaqe prej 15,150 m sipas certifikatës së pronësisë dhe vjen me dimensione 160 m gjatësi dhe 95 m gjerësi. Infrastruktura në pronë është e plotë, duke përfshirë rrugë të asfaltuara, ujë dhe energji elektrike. Në këtë pronë, ne ofrojmë gjithashtu mundësinë e blerjes së parcelave më të vogla, sipas kërkesës. Është një zonë e konsoliduar me aktivitete industriale dhe depo ekzistuese, e përshtatshme për magazinim, fabrika, qendra logjistike, sallona ekspozite, shërbime dhe investime të ndryshme biznesi. Prona ka dokumentacion ligjor të rregullt dhe është gati për shitje. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni!