Apartament 54 m² 5 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 5-të të një ndërtese të re me ashensor (ende në ndërtim) në Rezidencën ''Azure Coast'', vetëm 350 m larg detit, në Mali i Robit. Prona ka një sipërfaqe totale prej 66.3 m2, me një sipërfaqe të brendshme prej 54 m2 dhe është e organizuar në një dhomë ndenjeje, një dhomë gjumi dhe një banjë. Azure Coast Residence është një nga rezidencat më të reja që vjen në treg me cilësi maksimale punimesh dhe lloje të ndryshme apartamentesh. Ajo do të ketë gjithashtu një pishinë të aksesueshme vetëm për banorët. Duke punuar me kapacitet të plotë, pritet që kjo rezidencë të përfundojë deri në vitin 2027. Zona ku ndodhet ky apartament ka të gjitha facilitetet dhe është e përshtatshme si për banim ashtu edhe për pushime, dhe pse jo edhe për investim, pasi Mali i Robit tashmë është bërë një zonë shumë e kërkuar dhe e preferuar nga të gjithë, dhe afërsia e saj me detin i shton vlerë kësaj prone. Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!