Apartament 61 m²
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në një nga rezidencat më të reja që po ndërtohet në qendër të Golemit. Apartamenti është në katin e 3-të banim me orientim juglindje dhe ka gjithsej 82.3 m² dhe 73.3 m² hapësirë të brendshme të organizuar në një korridor që shpërndan dhomat në një dhomë ndenjeje + kuzhinë, 2 dhoma gjumi, 1 banjo dhe 1 ballkon. Në këtë ndërtesë, kemi opsione të ngjashme në kate dhe orientime të ndryshme. "Vale Verde Residence" është rezidenca më e re që i shtohet Golemit, vetëm 300 metra nga deti, e pritur të përfundojë deri në vitin 2027. Në katin përdhes, do të ketë dyqane, 6 kate banim dhe 2 kate nëntokësore për parkim. Në këtë rezidencë, çmimi është 1250 euro/m² dhe pagesa mund të bëhet me këste si më poshtë:
30% në momentin e nënshkrimit të kontratës.
30% pas 6-8 muajsh nga kësti i parë.
30% pas 6-8 muajsh nga kësti i dytë.
10% në momentin e marrjes së certifikatës së pronësisë.
Për më shumë informacion ose për një vizitë të pronës, mos hezitoni të më kontaktoni!