Apartament 56 m² 3 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 3-të të një ndërtese të re me ashensor (ende në ndërtim) në Rezidencën ''Azure Coast'', vetëm 350m larg detit, në Mali Robit. Prona ka një sipërfaqe totale prej 65.6 m2, me një sipërfaqe të brendshme prej 56 m2 dhe është e organizuar në një dhomë ndenjeje, një dhomë gjumi dhe një banjë. Rezidenca Azure Coast është një nga rezidencat më të reja që vjen në treg me cilësi maksimale punimesh dhe tipologji të ndryshme apartamentesh. Ajo do të përfshijë gjithashtu një pishinë të aksesueshme vetëm për banorët. Duke punuar me kapacitet të plotë, kjo rezidencë pritet të përfundojë deri në vitin 2027.
Zona ku ndodhet ky apartament ofron të gjitha facilitetet dhe është e përshtatshme si për jetesë ashtu edhe për pushime, dhe pse jo edhe për investim, pasi Mali Robit tashmë është bërë një zonë shumë e kërkuar dhe e preferuar nga të gjithë, dhe afërsia e saj me detin i shton vlerë kësaj prone.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!