Shtëpi 1448 m²
Përshkrimi
Vila ndodhet në zonën e "Ilira Beach", Durrës. Vila ka 4 kate, ka 1448m2 sipërfaqe ndërtimi në total dhe gjithashtu ka 603m2 tokë. Kati përdhe është 302m2 i organizuar si hapësirë e hapur e cila ka funksionuar si restorant, kati i 2-të ka 382m2 dhe është i organizuar në 3 apartamente 1+1 dhe një opsion 3+1. Kati i 3-të ka 7 apartamente 1+1 dhe një opsion 3+1. Katet e 1-rë dhe të 4-t janë të organizuar nga 5 apartamente 1+1 dhe një opsion 2+1. Të gjitha apartamentet në çdo kat janë të lidhura me tarraca dhe ballkone shumë të bollshme. Vila është gjithashtu e mobiluar dhe e pajisur me sistem kamerash vëzhgimi dhe gjithashtu ka një magazinë të vogël me të. Prona mund të përdoret si mini hotel ose si investim për t'u ndarë në apartamente.
Kjo pronë unike është 5 minuta nga bregu i detit, e cila ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është gati për shitje.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni!