Pasuri të palujtshme komerciale 409 m²

1 (1 Sot) 2 orë më parë № 14920
Tirana
400 000 €
~ 36,363,444 ALL
Çmimi:
400 000 €
~ 36,363,444 ALL
Çmimi për m2:
978 €
~ 88,818 ALL
Informacion i përgjithshëm
Shitësi:
Agjenci/Zhvillues
Sipërfaqja totale m²:
409

Përshkrimi

Vila ndodhet pranë rrugës kryesore, në anën e kundërt të detit vetëm disa hapa larg, në zonën e Plazhit të Durrësit pranë "Hotel Vivas". Prona ka një sipërfaqe trualli prej 266m2 dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 409m2, e cila shtrihet në 3 kate. Katet janë të ndara në apartamente dhe dhoma të përshtatshme për qira ditore.

Projekti fillestar i ndërtimit konsiston në një kapacitet prej 12 dhomash, ku çdo kat është i organizuar si më poshtë:

Kati përdhe ka një sipërfaqe prej 147m2 dhe është i organizuar si:

⚫4 dhoma thjesht të mobiluara, 2 prej të cilave kanë banjo të brendshme

⚫2 banjo të përbashkëta

Kati i dytë ka një sipërfaqe prej 147m2 dhe është i organizuar si:

⚫5 dhoma të mobiluara, njëra prej të cilave ndodhet midis katit të 1-rë dhe të 2-të.

⚫4 banjo, njëra prej të cilave është e përbashkët.

Së fundi, kati i tretë ka një sipërfaqe prej 147m2 dhe është i organizuar si:

⚫1 apartament i tipit 1 dhomë ndenjeje + kuzhinë, 1 dhomë gjumi dhe 1 banjo (Tip 1+1)

⚫2 studio, e para me sipërfaqe të bollshme dhe tjetra pak më e vogël, të vendosura midis katit të 2-të dhe të 3-të.

Pozicioni i kësaj ndërtese, e cila është vetëm 150m nga deti dhe vetëm 0.8 km nga "Projekti i Marinës së Jahteve të Durrësit", e bën atë strategjikisht të pozicionuar, duke ofruar të gjitha mundësitë e përsosura për të shfrytëzuar kapacitetin e saj të plotë si hotel. Vlen të përmendet gjithashtu se distanca prej 33 km nga aeroporti më i madh i vendit dhe shumë afër kryeqytetit e bëjnë këtë pronë një investim strategjik dhe fitimprurës, dhe sigurisht një mundësi e mirë investimi për çdo investitor në këtë fushë.

Prona ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është gati për shitje!

Njoftim të ngjashme