Apartament 1+1 dhoma 125 m² 11 kati
Përshkrimi
Prona ndodhet në katin e 11-të të një ndërtese me ashensor pranë qendrës së Durrësit, në rrugën Mujo Ulqinaku. Ka 125m2 sipas certifikatës dhe 11.85m2 hapësirë të përbashkët. Përbëhet nga një dhomë ndenjeje e kombinuar me kuzhinën, 1 dhomë gjumi e madhe, 1 banjo dhe një verandë e madhe e rinovuar, me mundësi riorganizimi në një apartament 2+1+2. Prona ndodhet në katin e fundit të ndërtesës, ideale për këdo që vlerëson qetësinë. Gjithashtu ofron përmirësime cilësore, duke përfshirë dyer dhe dritare të jashtme PVC me xham termik të dyfishtë, grila persiane, një fireplace funksional me veshje druri, dysheme druri, izolim termik të dyfishtë dhe një verandë të rinovuar. Ka dokumentacion të plotë dhe të rregullt pronësie dhe është gati për shitje!
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni!