Apartament 1+1 dhoma 77 m² 1 kati
Përshkrimi
Apartament modern 1+1 me sipërfaqe 77 m², i vendosur në katin e parë, në të njëjtën ndërtesë në zonën e Currilave, pranë Vila D. Apartamenti është plotësisht i mobiluar dhe i rinovuar, gati për t'u banuar. Hapësira e ndenjes është e hapur me kuzhinën (open space), e gjerë dhe e ndritshme, me dritare të mëdha nga dyshemeja në tavan. Mobiljet moderne me ndriçim dekorativ i japin hapësirës një atmosferë të ngrohtë dhe elegante. Kuzhina vjen e pajisur me mobilje të plota, furrë, pianurë dhe frigorifer, me hapësirë për një tavolinë ngrënieje. Dhoma e gjumit është e mobiluar me një krevat dopio, gardërobë të gjerë dhe ndriçim modern të integruar pas krevatit, duke krijuar një ndjenjë komoditeti. Banjo është e kompletuar. Për më shumë informacion ose për të vizituar pronën, na kontaktoni!