Apartament 1+1 dhoma 45 m² 2 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet 300 m nga deti, në katin e dytë të një ndërtese të re me ashensor e cila (është ende në ndërtim) në Rezidencën "AZURA" në Mal të Robit. Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 61.4 m2, nga të cilat 45 m2 është hapësirë e brendshme, 11.4 m2 është sipërfaqe e përbashkët dhe 5 m2 është hapësirë ballkoni, e organizuar në një dhomë ndenjeje të kombinuar me kuzhinën, një dhomë gjumi, një banjë dhe një ballkon. Azura Residence është vendi ku jeta takohet me relaksin, e vendosur në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit shqiptar në Mal të Robit, duke ofruar një mënyrë jetese moderne, të qetë dhe komode, e përsosur si për jetesë ashtu edhe për investim afatgjatë. Zona përfshin restorante, bare, shëtitore, markete, farmaci dhe të gjitha facilitetet e nevojshme për jetesë gjatë gjithë vitit dhe relaks në çdo stinë, qoftë verë me ditë të gjata pranë detit apo një dimër i qetë larg zhurmës së qytetit. Kjo rezidencë do të përfundojë deri në fund të dhjetorit 2027 me një çmim prej 1300 euro/m2 i pagueshëm me këste. Azura është një mundësi unike për të investuar në një zonë që vazhdon të rritet në vlerë ose për të krijuar shtëpinë tuaj të pushimeve pranë detit! Për më shumë informacion ose një vizitë të pronës, ju lutemi kontaktoni!