Apartament 1+2 dhoma 125 m² 2 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 2-të të një vile 3-katëshe, e pozicionuar në zonën e Spitalles, menjëherë pas Spitalit Rajonal Durrës dhe përgjatë rrugës kryesore "Aleksander Goga" në Durrës. Organizohet nga 1 korridor që shpërndan në 1 dhomë ndenjeje, 1 kuzhinë të veçantë, 2 dhoma gjumi, 2 banjo dhe 1 tarracë me hapësirë të bollshme. Në katin e parë ndodhet një garazh për 1 makinë ose për ruajtjen e sendeve personale me mundësi aksesi të drejtpërdrejtë nga rruga. Zona ku ndodhet ky apartament tashmë është kthyer në një zonë shumë të kërkuar, sepse ofron çdo facilitet të nevojshëm për një jetë komode dhe të përshtatshme, e preferuar për qira afatgjatë. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni!