Apartament 2 dhoma 66 m² 4 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në lagjen 13 plazh Durrës, në zonën e Ilirisë, pranë supermarketit Spar. Prona ka 66 m² hapësirë të brendshme të certifikuar, e organizuar në 1 dhomë ndenjeje + kuzhinë të veçantë, 1 dhomë gjumi dhe 1 banjo me ndriçim natyral. Zona ku ndodhet apartamenti është shumë e kërkuar si për banim ashtu edhe për pushime, pasi ka të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë komode. Apartamenti është në dispozicion për qira afatgjatë me një çmim prej 500 euro në muaj. Kushti i pronarit është që qiraja për 6 muaj të paguhet në momentin e nënshkrimit të kontratës.
Për më shumë informacion ose për të vizituar pronën, mos hezitoni të më kontaktoni!