Shtëpi 135 m²

1 (1 Sot) 1 orë më parë № 10050
Tirana
400 000 €
~ 36,290,460 ALL
Çmimi:
400 000 €
~ 36,290,460 ALL
Çmimi për m2:
2 962.96 €
~ 268,731 ALL
Informacion i përgjithshëm
Sipërfaqja totale m²:
135

Përshkrimi

"ID-Real Villas" është një kompleks rezidencial që po zhvillohet dhe ndërtohet në Qerret, Kavajë, i përbërë nga vila premium me pishina. Kjo vilë ndodhet brenda kompleksit, i cili ka administrim të brendshëm dhe siguri 24/7. Prona është e organizuar në 2 kate ku kati i parë ka 1 dhomë ndenjeje (open-space), 1 zonë kuzhine me akses të drejtpërdrejtë në pishinë dhe 1 banjë. Kati i dytë, i cili ofron një pamje relaksuese drejtpërdrejt të pishinës dhe gjelbërimit përreth, ka 3 dhoma gjumi ku njëra ka banjë private dhe gjithashtu ka 1 banjë të përbashkët. Sipërfaqja totale e saj është 148 m2, ndërsa sipërfaqja e ndërtuar është 134.7 m2, ku kati i parë ka një sipërfaqe prej 69 m2 dhe kati i dytë 65.7 m2. Kjo vilë ofron gjithashtu 2 vende parkimi të përfshira në çmimin e ofruar, duke e bërë atë një oaz privatësie dhe qetësie që ofron kjo rezidencë. Zona ku ndodhet vila është e qetë, komode, e sigurt dhe e rrethuar nga vila/duplekse të ngjashme 2-katëshe. Ndërtimi është kryer me teknikat më të fundit të kodit europian të ndërtimit, duke investuar në çdo detaj (izolim, xham të trefishtë, etj.) për ta bërë atë të përshtatshme si për banim ashtu edhe si shtëpi pushimi. Mund të jetë gjithashtu një opsion shumë i mirë biznesi për qira ditore me investim minimal të përshtatshëm. Prona ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është gati për shitje. Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni!

Njoftim të ngjashme