Shtëpi
Përshkrimi
Me qira: "Vila 3 - Kate" e vendosur në Kompleksin "Diell" në zonën e Qerretit. Kjo vilë ka një planimetri të favorshme për të gjithë ata që dëshirojnë të kombinojnë luksin, qetësinë, ajrin e pastër të detit që është shumë afër dhe pishat që rrethojnë vilën. Kati i parë i kësaj vile është i organizuar në një dhomë ndenjeje dhe kënd kuzhine, një banjë, një verandë dhe një oborr me hapësirë të bollshme të rrethuar nga pemë. Kati i dytë ka tre dhoma gjumi, secila me akses në një ballkon, dhe një banjë. Ndërkohë, kati i tretë ka një planimetri me dhomë ndenjeje + kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjë dhe dy ballkone. Kjo vilë ka gjithashtu një tarracë të shtruar me pllaka dhe të rrethuar me mbrojtje prej xhami, të cilën mund ta përdorni për t'i bërë pasditet tuaja më relaksuese. Duke qenë se vendndodhja e kësaj vile është në një zonë shumë të kërkuar, brenda një kompleksi të madh që ofron komoditet dhe siguri, i shton vlerë shtesë kësaj vile duke ju ofruar gjithçka që ju nevojitet si për pushime ashtu edhe për jetesë afatgjatë. Vila jepet me qira me një çmim prej 1800€/muaj, i negociueshëm. Për më shumë informacion ose për të vizituar pronën, mos hezitoni të na kontaktoni!