Pasuri të palujtshme komerciale 217 m² 1 kati
Përshkrimi
Ambienti ndodhet në katin e parë të një ndërtese pranë Rrugës Egnatia, Durrës. Pozicionimi midis Qendrës, Stacionit të Trenit dhe rrugës së re të portit e bën atë shumë të aksesueshëm si ambient biznesi. Është i organizuar në një hapësirë të hapur, me mundësi ndarjeje sipas llojit të biznesit. Ndërtesa aktualisht është me qira dhe është e përshtatshme për shumë lloje biznesesh pasi ka fasada xhami nga ana e rrugës kryesore me dukshmëri të lartë. Prona ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe ka 216.7m2 në certifikata dhe rreth 130m2 si oborr në daljen e pasme të ambientit.
Për më shumë informacion ose për një vizitë nga afër, mos hezitoni të na kontaktoni!