Apartament 1+1 dhoma 54 m² 10 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 8-të të një ndërtese të re me ashensor në Plazhin e Durrësit pranë Kompleksit Florida. Ky apartament është i organizuar nga një korridor që shpërndan hapësirat në një dhomë ndenjeje të kombinuar me kuzhinë, një dhomë gjumi dhe një banjë. Zona ku ndodhet ky apartament është një zonë shumë e populluar dhe pranë shumë faciliteteve të ndryshme, gjë që rrit vlerën e këtij apartamenti jo vetëm për banim, por edhe si një mundësi shumë e mirë investimi. Prona është plotësisht e investuar rishtazi në një stil modern ku nuk mungon asgjë dhe është gati për shitje. Ka dokumentacion të rregullt hipotekor. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni me ne!